Skenare për Film/Serial TV/Programe Televizive
![]() |
Kontakt: :albanyac@tutamail.com |
Dëshironi të prodhoni një film, por nuk dini nëse idetë tuaja janë të duhura dhe përkojnë me interesat/kërkesat e industrisë dhe filmshikuesve?
Kontaktoni me ne për t’jua bërë punën më të lehtë.
Ne riformulojmë skenarët tuaj. I editojmë që të jenë sa më në linjë me
audiencën tuaj dhe sa më të kuptueshëm për publikun e gjerë.
Nëse dëshironi skenarë të plotë? I kemi edhe ato!
Më poshtë po ju prezantojmë disa prej skenareve që kemi në disponim.
PS: Për skenarët e plotë, kërkesat pranohen vetëm nga
producentë, regjisorë apo shtëpi filmi. Ato nuk dërgohen asnjëherë në formë
dixhitale, por prezantohen vetëm në takime fizike.
PS2: Titujt e filmave janë të mbuluar për arsye të të drejtave të
autorit.
PS3: Albanyac zotëron të drejtat e autorit të çdo synopsis, emër,
titull filmi dhe ideje që përmendet më poshtë.
PS4: Këto janë vetëm një pjesë e materialit që ne disponojmë, pasi katallogu ynë është më i gjerë dhe mund të na kontaktoni për zhanre/tema specifike:
Filma Artistikë
R***** (The Fate ****) (Aksion, Fantazi, Triller)
Në ditëlindjen e tij të 18-të, protagonisti mëson të vërtetën mbi familjen e
tij. Një prej dy familjeve më të vjetra e më të fuqishme në Europë, të cilat
prej katër shekujsh janë përfshirë në një gjakmarrje që duket se nuk sheh fund.
Në rolin e tij të ri, atij i duhet të përndjekë trashëgimtaren e klanit tjetër,
për ta vrarë – mënyra e vetme që gjakmarrja të përfundojë, trashëgimia e klanit
të tij të ruhet dhe familja të jetë e vetmja sunduese në fronin e
underground-it. Por kur dy trashëgimtarët bien në dashuri, gjenden në një
udhëkryq mes familjes, klaneve, historisë dhe të ardhmes.
D (Dramë, Triller, Komedi e zezë)
Një çift i pasur amerikan mëson papritur se janë bërë ligjërisht adoptuesit e
një adoleshenteje, pasi motra binjake e nuses ndërroi jetë. Ky është kontakti i
tyre i parë që nga dita kur prindërit ju vdiqën në një aksident të çuditshëm me
jaht, para 20 vjetësh. Çiftit do t’u duhet të qëndrojnë në Itali deri në
përfundim të vitit shkollor për t’u kujdesur për adoleshenten. Gjërat fillojnë
të bëhen dyshuese kur, me të mbërritur në Itali, çifti mëson se trupi i motrës
nuk është gjetur, por është shpallur e vdekur pas një muaji kërkim. X, e cila
gjithmonë dyshonte se motra e saj binjake kishte gisht në vdekjen e prindërve,
fillon të dyshojë se kjo është një tjetër lojë e saj për t’iu marrë pasurinë.
Kur protagonisti i filmit në misionin e tij të fundit mëson se i është
publikuar identiteti si vrasës me pagesë (hitman), çdo person përreth tij
shndërrohet në një tabelë shenjestre. Teksa mundohet të gjejë se kush ia zbuloi
identitetin dhe si të mbrohet nga armiqtë më të rrezikshëm në vend,
protagonisti zë miqësi me një vajzë e cila rastësisht i shpëton jetën dhe ofron
ta ndihmojë… apo ndoshta ta vrasë?
4 ****** (Dramë)
Në pavijonin e një spitali në Tiranë fati sjell 4 personazhe të ndryshëm. 4
histori të ndryshme. 4 grupmosha të ndryshme. Nga 4 shtresa shoqërore të
ndryshme. Të cilët i bashkon i njëjti fat.
T (Komedi)
Kur burri i X pëson infarkt në zemër pasi fiton një llotari marramendëse, X së
bashku me tre shoqet e ngushta në moshë të madhe (80 vjeçe) vendosin të
realizojnë ëndrrën e jetës së tyre dhe të marrin një udhëtim nëpër Amerikë.
Teksa presin të likuidohen fitimet e llotarisë, ato shpenzojnë çdo lek nga
kursimet e tyre, vetëm për t’u njoftuar në fund se X nuk është fituesja e
vërtetë e llotarisë. Pa asnjë lek në xhep, në “fund” të botës dhe të veja,
të moshuarat…
CSC (Komedi, Aksion, Teen Comedy)
Pasi e dashura e lë në altar, X vendos të udhëtojë drejt NYC për të filluar një
jetë dhe karrierë të re. Së bashku me shokët e rinj të dhomës – një grup
artistësh të rinj – ai mundohet të aktivizohet në rrethet artistike të qytetit,
deri kur papritur, i rikthehet valixhja e humbur gjatë fluturimit – e mbushur
me miliona dollarë. Të rinjtë, pa ditur sesi të veprojnë, fillojnë të
shpenzojnë lekët, kur papritur në derën e tyre shfaqen pronarët e vërtetë të
valixhes. Ëndrra amerikane e X shndërrohet në tmerr, e së bashku me miqtë
përpiqen t’i japin një zgjidhje.
Ba* ****** (Horror, Komedi e zezë)
Në “natën e të vdekurve”, disa miq kolegji vendosin të
vënë bast për të provuar nëse një legjendë urbane që qarkullon nëpër shkollë
është e vërtetë apo jo. Ata shkojnë tek varrezat e qytetit, ku sipas legjendës,
duhet të ngulin një thikë në varrin e një vrasësi legjendar – dhe nga ai moment
gjithçka shpërthen në kaos. Legjendë apo jo, një gjë është e sigurt: në këtë
klasë, askush nuk kalon.
Seriale Televizive
Shoqet
Katër shoqe të katër brezave të ndryshëm jetojnë në një apartament në Tiranë,
duke ndarë ndodhitë ditore, marrëdhëniet personale dhe profesionale me
njëra-tjetrën. Përplasjet e mentaliteteve dhe eksperiencave personale sjellin
një tragjikomedi dhe pasqyrim në ndryshimin me hapa gjigand që po përjeton jeta
shoqërore dhe profesionale në Tiranë.
The ******** (Komedi, Muzikal)
Katër miq artistë, në një natë në klub teksa performojnë karaoke përzgjidhen
nga një agjent talentesh për të nënshkruar një kontratë muzikore. Çka fillon si
një shaka mes tyre, shndërrohet në sukses dhe një prej grupeve më të kërkuara
në zonë.
R***** (Komedi, dramë)
Kur në një restorant amerikan, vjen një menaxher i ri, gjithçka fillon të
ndryshojë. Teksa restoranti rrezikon mbylljen, sjellja e një sistemi të ri
shërbimi, ushqimi, pagese, dekorimi etj., mund t’i japë shpëtim. Por të gjitha
këto ndryshime krijojnë drama dhe humor përgjatë procesit, teksa menaxheri i ri
përballet me stafin shumëvjeçar dhe klientelën e rregullt. Që restoranti
grabitet që në javën e parë, nuk e ndihmon dot menaxherin e ri – por situata të
tilla e bëjnë jetën në “The *****” gjithmonë interesante.
Programe Televizive
Për programe televizive na kontaktoni. Ne kemi
momentalisht 10 skaleta ide, por nuk mund të vendosim asnjë detaj në faqen
publike, pasi në Shqipëri ndodh rëndom që ide të tilla të merren, modifikohen
dhe përvetësohen pa dhënë kredit.
Post a Comment